Një grusht qershi, shumë përfitime në organizmin tuaj

2 months ago 24
Reklamë

Përveçse janë të ëmbla, të shijshme dhe të freskëta, qershitë janë edhe shumë të shëndetshme për trupin tonë.

Qershitë janë një burim mirë i vitaminës A, B1, B2, B3, B6, C dhe K, dhe mineraleve: kaliumit, kalciumit, hekurit, bakrit, manganit, magnezit, fosforit dhe zinkut. Përfshijnë fibra, celulozë, pektin, acide organike dhe disa proteina dhe karbohidrate.

Për shkak se janë të pasura me antioksidantë, qershitë janë luftëtarë të shkëlqyer kundër radikaleve të lira. Ato janë veçanërisht të pasura me antocianine dhe proantocijanine, të cilat i japin atyre ngjyrën e tyre të kuqe të ndritshme.

Këta antioksidantë janë aleatë të mëdhenj në luftimin e simptomave të astmës dhe alergjive, dhe janë të njohur si agjentë të fuqishëm natyrorë anti-inflamatorë.

Gjithashtu, stimulojnë prodhimin e kolagjenit, një proteinë thelbësore për shëndetin e lëkurës, kockave dhe indit lidhës.

Hulumtimi i kryer në universitetin amerikan në Vermont, ka provuar se antocianinët kanë redukuar në mënyrë efektive inflamimin dhe spazmave të muskujve të kërcirit.

Konsumimi në bazë ditore i 200 gram qershive ndihmon në parandalimin e shumë problemeve shëndetësore.

Duke iu referuar kaliumit, ky frut është ideal për pastrimin e trupit, sidomos tek njerëzit që kanë një problem me mbajtjen e lëngjeve.

Ekziston një dietë me qershi, i cili përbëhet nga pirja e dy litrave lëng prej tyre në ditë, për tre ditë me radhë.

Kjo dietë liron trupin prej toksinave dhe acidit urik, djeg yndyrat dhe në këtë mënyrë ndihmon të humbni peshë.

Qershitë janë të rekomanduara edhe për lehtësimin e simptomave dhe një shumëllojshmëri të problemeve shëndetësore të lidhura me osteoporozën, veçanërisht te gratë në periudhën postmenopausale, sepse ato përmbajnë hekur dhe kalcium.

Ato gjithashtu mund të konsumohen për trajtimin dhe parandalimin e anemisë dhe problemet me dhëmbët. Qershitë janë të prefereueshme që të përfshihet edhe në dietë për fëmijët që po kalojnë në fazat e ndërrimit të dhëmbëve.

Read Entire Article