Këngëtari Anxhelo Koçi ka rrëfyer karrierën dhe vështirësitë që ka hasur në një intervistë në emisionin “Vizioni i Pasdites” me moderatoren Brikena Pirfti.
Ai ka thënë se fillimin e tij e shikon si emocionues, pasi atje nisi ëndrra e tij.
“Shumica do e përshkruante si një gjë të vështirë, unë do e emërtoja si një emocion shumë të bukur, sepse aty nis ëndrra jote. Aty merr ato vlerësimet e para dhe ky është emocion shumë i veçantë. Unë karrierën e kam nisur në një televizion dhe vetë televizioni të dhuron emocione shumë të forta.
Kam qenë diku te 15 vjeç dhe nga konkurrentët duhet të zgjidheshin vetëm 6 veta, por arrita në finale dhe u vlerësova me një çmim”, ka thënë ai.
Anxhelo tregoi edhe disa nga artistët të cilët i vlerëson dhe ka pasur bashkëpunime të suksesshme, duke filluar nga Stresi dhe Elinel e deri te Big Basta, nga i cili ka mësuar shumë për të hapur një studio muzikore.
Ndër të tjera muzikanti ka treguar se kur disa këngë të tij nuk pëlqeheshin, kjo e demoralizonte, megjithatë ai nuk hoqi dorë nga pasioni tij.
“Unë do të cekja një gjë. Kur unë kam bërë muzikë dhe e kam nisur ishin ca faza që bëja një këngë që nëjra përlqehej më shumë, njëra më pak dhe kjo më bënte që të deri diku të demoralizohesha e të ndaloja ëndrrën time. Më vonë kuptova se janë këto vështirësi që na bëjnë më të fortë dhe të korrigjojmë gabimet tona”, tha Anxhelo Koçi. /vizionplus.tv