“Një nga momentet më të rëndësishme të vitit”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Fundi i korrikut sjell mundësi të jashtëzakonshme

1 month ago 43
Reklamë

Astrologe Meri Gjini ka bërë mëngjesin e sotëm në “7pa5” në Vizion Plus parashikimin e Horoskopit për javën.

Marsi te Binjakët është në hyrje të drejtëpërdrejtë me planetin e fatit dhe ky konsiderohet si një nga momentet më të rëndësishme të vitit. Jep mundësira të jashtëzakonshme për ndryshime në profesion, bashkëpunime, adresa, shkolla. Arrihet objektivi shumë me më lehtësi. Shfrytëzojeni këtë periudhë.

Hyrja e dytë më e rëndësishme, kemi kalimin e Diellit te Luanët. Jep mundësinë që individualiteti, uni, liria do mbizotërojë. Zgjerohet hapërsira e “çfarë dua të bëj”.

Kjo Hënë e plotë do nxjerri në sipërfaqje problematika që kanë të bëjnë me zonat e kuqe të planetit, pra me Ukraninën, Palestinën dhe Afrikën.

Dashi
Nevoja për ndryshim është shumë e fortë. Ndryshimi do jetë edhe i paplanifikuar. Organizimi, strukturimi dhe mirëmendimi është këshilla për të marrë maksimumin për këtë javë. Puna është prioritet i agjendës suaj.

Demi
Janë të lehtësuar nga largimi i marsit. Nuk e kanë ngarkesën e tepruar. Janë të qartë dhe të kthjellët dhe një pjesë e madhe e Demave e kanë bërë hapin e parë të evoluimit të tyre. Çështjet e dashurisë dhe familjes zgjidhen lehtësisht nga Marsi te binjakët.

Binjakët
Marsin e kanë te vetja në hyrje të drejtëpërdrejtë me planetin e fatit. Kanë në plan për zgjerim, për punë shteti, për punë të dytë? Tani është momenti për ju. Mos lini vend pa aplikuar për ju që doni ndryshim. Është një javë që kanë tendencën për tu marrë me çështje përsonale dhe të erosit, por “i presin drutë shkurt”. Bëhuni më tolerant.

Gaforrja
Mbani sekret gjërat personale. Duhet të jenë selektiv me njerëzit që do ndani gjërat profesionale dhe personale. Marsi te Binjakët është për të mbyllur çështje të mbetura. Nëse i vendosni në agjendë nga sot i keni të gjitha mundësitë për t’i mbyllur dhe të qetësohen.

Luani
Nëse dëshironi të vendosni kufinjtë tuaj, të zgjidhni kush ju bën të ndiheni mirë dhe kush jo, bëjeni tani! Diell mërkur venus është te ju. Zgjidhen çështje që i përkasin shoqërisë, emocionit, familjes. Është muaji juaj dhe do rezultojë i tillë për çështje që i përkasin fizikut, familjes dhe fëmijeve.

Virgjëresha
Me marsin te Binjakët favorizohen shumë për të përshpejtuar ritmin e çështjeve profesionale. Prioriteti i tyre është zgjerimi ekonomik. Lëvizjet fillojnë që nesër dhe rezlutati nis nga fundi i javës.

Peshorja
Dëshria për të qenë kreativ është ajo që nxitet këtë javë, me diellin te Luanët. Kjo hyrje ju shkon shumë, ju bën të jeni shumë tolerant dhe të hapur me njerëzit e rinj dhe ndryshimeve. Projektimi i pushimeve është prioriteti juaj. Ata që duan një punë të dytë, marsi te Binjakët i ndihmon shumë. Kujdes me shpenzimet.

Akrepi
Të lindurit në 10 ditëshin e parë të shenjës së Akrepave do e ndjejnë veten të suksesshëm dhe me një objektiv që e kanë arritur. Nëse nuk e kanë arritur ende, do e kapin objektivin brenda kësaj jave. Pjesa tjetër ka tendencën për të vendosur një prioritet të rëndësishëm të tyre. Kanë tendencën për të nisur dicka të re.

Shigjetari
Marsi përballë tyre bën të nevojshëm ripozicionimin e prioriteteve. Çështjet e profesionit duhet të jenë prioritet. Do vendosin në agjendë gjërat që kanë të bëjnë me punën. Edhe ata që po kërkojnë të ndryshojnë shtëpi është një periudhë shumë e mirë.

Bricjapi
Është një moment shumë i favorshëm për çështjet e tyre të rëndësishmë. Janë shumë afër arritjes së një qëllimi. Nga nesër, mos u krahasoni me të tjerët në varësi të xhepit. Ëështë e vetmja gjë që mund të prishi terezinë dhe mund të sjellë hatërmbejte. U përballët me hyrje të vështira dhe mund të jeni krenarë se si ja keni dalë mbanë.

Ujori
Rutina e tyre kërkon përmirësim dhe tani është momenti. Kujdes në komunikim me fëmijët. Prioritet është mbyllja e çështjeve ligjore, shkresa, detyrime më shtetin apo me të tretët, zgjidhen shumë lehtësisht nga sot.

Peshit
Me Diellin te Luanët i kanë të gjitha mundësitë te jenë romantik. Peshit që janë beqar kanë momentin e tyre për tu argëtuar dhe për të shijuar verën. Do merreni më çështje që i përkasin shtëpisë dhe profesionit. Nuk ka evoluim dhe ndryshim, por është moment shumë i mirë për të organizuar çfarë kanë./vizionplus.tv

Read Entire Article