‘Një problem më pak!”/ Agresivë jo vetëm në tokë, Ukraina rrëzon avionin 15 milionë paund të Putinit

3 weeks ago 31
Reklamë

Forcat ajrore të Ukrainës kanë rrëzuar një tjetër avion luftarak rus, Sukhoi SU-25, i cili vlerësohet rreth 15 milionë paunde.

Në një video të shpërndarë nga forcat ukrainase, dy avionë luftojnë në ajër, ndërsa në fund Sukhoi SU-25 rus rrëzohet pasi goditet nga një raketë. Video pretendohet të jetë filmuar mbi Kramatorsk, shkruan A2 CNN.

“Fati i pilotit nuk dihet, por ne jemi të sigurt tashmë që këmbësoria jonë ka një problem më pak”, tha ushtria ukrainase bashkëngjitur videos së publikuar.

Ndërkohë, Rusia ka kryer sulme të shumta brenda territorit të ukrainas që prej inkursionit të fundit të ushtrisë së Zelensky-t në rajonin rus të Kurskut në fillim të këtij muaji. Dëmet janë reduktuar ndjeshëm pas përdorimit nga Ukraina të avionëve amerikanë F-16, ka pohuar së fundmi Presidenti Zelensky.

Megjithatë, viktimat në radhët e civilëve në Ukrainë nuk kanë munguar. Të paktën 5 persona u vranë kur një raketë goditi një hotel në qendër të Kryvyi Rih, sipas zyrtarëve lokalë, ndërsa tre persona humbën jetën gjatë një sulmi në Zaporizhzhia.

Read Entire Article