David Kerri ka njohur një sukses të madh, edhe pse në një moshë mjaft të vogël, duke spikatur edhe në festivalin “Sanremo Unlimited”.
Ai ka treguar në “Vizionin e Pasdites” me moderatoren Brikena Prifti, se si u zbulua talent ii tij dhe emocionet që përjetoi kur doli për herë të parë në skenë.
“Ka qenë mësuesja e muzikës që më spikati në korin muzikor dhe më dha një këngë për të mësuar dhe e këndova për herë të parë në shkollë, më pas më ftuan te teatri Skampa dhe këndova këtë këngë. Nuk kam hapur asnjëherë gojë, as në shtëpi, vetëm se i bija pianos. Pianos i hyra për përqëndrim dhe doli që kisha një vesh muzikor.
Kam patur emocione dhe kur dilja në skenë çdo gjë fshihej. Isha vetëm unë dhe publiku”, tregoi ai, teksa theksoi se muzikën e ka me passion të madh.
“E kam me shumë dëshirë, çdo ditë bëj orarin e pianos, orarin e mësimeve, bëj vokalica sepse pa këto nuk ngrohet zëri”, u shpreh artisti i ri.
Davidi shtoi gjithashtu se ishte nder për të të shkonte në “Sanremo Unlimited” e për më tepër të vlerësohej me çmim.
“Vetëm të shkosh atje ishte një nder shumë i madh, por jo fgetëm që shkova dhe performova, por mora dhe çmimin zëri më i mirë ndërkombëtar”, tha ai, duke treguar edhe dëshirën e tij të madhe për të mos lënë pas dore mësimet.
Davidi tregoi edhe këngëtarët që e frymëzojnë dhe zbuloi emrin e këngëtares shqiptare me të cilën do donte të bënte një bashkëpunim.
“Këngëtari që kam ndjekur më shumë, të huaj, sepse shqiptarë nuk ndjek shumë, ka qenë Alexander Rybak që më frymëzoi të vazhdoja sa më shumë. Mund të bëj një bashkëpunim me Arilena Arën. Është në stilin që kam dhe unë, është pop dhe rock”, tregoi Davidi. /vizionplus.tv