Nuk ka nevojë të hiqni bukën nga dieta juaj, por mësoni si të zgjidhni të duhurën

5 months ago 33

Buka është një ndër ushqimet më të preferuara por njëkohësisht edhe më pak të rekomandueshme. Ka shije kaq të mirë, por shpesh marrim mesazhe që nga pikëpamja ushqyese, nuk rekomandohet. Ka dieta të shumta të fokusuara në heqjen e bukës nga produktet ushqimore.

“Unë shoh shumë klientë që mendojnë se nuk duhet të hanë bukë, gjë që është e trishtueshme për mua sepse buka është një burim i madh i drithërave të plota,” tha Natalie Mokari, një dietologe me bazë në Charlotte, Karolina e Veriut.

Po, është e vërtetë: buka mund të jetë pjesë e një diete të ekuilibruar dhe karbohidratet janë vendimtare për një shëndet të mirë, tha ajo.

Sipas një studimi të vitit 2017, mund të ishte një ide e mirë të merrni dy deri në tre racione ditore me drithëra, të cilat mund të gjenden në bukë, pasi ato mund të parandalojnë diabetin e tipit 2, sëmundjet kardiovaskulare dhe kancerin.

“Ne kemi nevojë për karbohidrate për të funksionuar,” tha Mokari. “Kabohidratet janë ushqim për trurin. Nëse vini re, sa herë që nuk keni karbohidrate, ndiheni të plogësht, të papërqendruar dhe pa energji.”

Nëse po kërkoni për bukë të shëndetshme, ka shumë faktorë që duhet të merren parasysh. Buka e grurit ofron më shumë vitamina, drithëra dhe fibra. Nuk ndikojnë për rritjen e sheqerit në gjak,pra mund të përdoret edhe nga diabetikët.

Por disa njerëz thjesht kanë një preferencë të fortë për bukën e bardhë.

Por më e shëndetshme mund të jetë buka me brumë të thartuar. Brumi i thartë fermentohet, një proces që mund të jetë i dobishëm për mikrobiomet e zorrëve. Për fibra shtesë, kërkoni bukë me fara në kore, tha Grasso.

Dhe nëse është e mundur, blerja nga furrat lokale mund t’ju ndihmojë të gjeni bukë të freskët dhe cilësore me përbërës të thjeshtë, këshilloi ajo.

Po buka dietike apo me pak karbohidrate? Zakonisht këto lloje bukash janë përbërës të panevojshëm për t’i bërë ato të shijojnë më shumë./vizionplus.tv

Read Entire Article