“Nuk rrezikoj as provat, as largimin nga vendi”/ Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ankimon masën e sigurisë “arrest në burg”

1 month ago 22
Reklamë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka ankimuar këtë të hënë masën e sigurisë “arrest në burg”.

Beqaj kërkon shfuqizimin e masës me pretendimin se dyshimi i arsyeshëm i SPAK nuk justifikon masën e sigurisë. Në ankim, ish-ministri ka arsyetuar se nuk ka rrezikshmëri shoqërore, nuk ka rrezik largimi dhe as të dëmtojë provat.

Beqaj akuzohet për korrupsion me fondet e BE gjatë kohës që ai drejtonte SASPAC, si edhe për mos deklarim pasurie.

Në seancën e fundit, ish-ministri i Shëndetësisë i ka mohuar të gjitha akuzat e ngritur ndaj tij, teksa përmes avokatit ka kërkuar të lihet i lirë me garanci pasurore 5 mln lekë, kërkesë kjo e cila u refuzua.

Në lidhje me restorantin, që sipas SPAK dyshohet si pasuri e fshehur e Beqajt, ish-ministri ka pretenduar se aty ka qenë ish-aksionere bashkëshortja e tij. Sipas Beqaj pikëtakimi mes ish-aksionerit kryesor dhe familjares së tij ka qenë Ermal Kurtulaj, por më pas, duke vënë re se nuk kishte interes është tërhequr.

Garanci pasurore kundrejt lirisë ofroi edhe Ermal Kurtuaj, duke përmendur vlerën e përftuar nga shitja e një automjeti “Audi”, por gjykata nuk e mori parasysh duke e lënë në burg.

Read Entire Article