Olimpiada “Paris 2024”, Luiza Gega e Franko Burraj mungojnë në ceremoninë hapëse

1 month ago 34
Reklamë

Vetëm pak orë përpara ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike “Paris 2024”, ekipi shqiptar zbarkoi në kryeqytetin francez.

Edhe pse skuadra kuqezi do të jetë e përbërë nga tetë sportistë, në Fshatin Olimpik janë vetëm gjashtë prej tyre. Kjo për faktin se dy atletët Luiza Gega dhe Franko Burraj nuk udhëtuan me ekipin.

Madje, ata do të mungojnë edhe në ceremoninë hapëse të Olimpiadës, që do të zhvillohet mbrëmjen e kësaj të premteje, duke nisur prej orës 19:30.

Si sportistja më e dekoruar e Shqipërisë, Luiza Gega ishte edhe flamur-mbajtësja jonë, por në mungesë të saj, në krye të delegacionit kuqezi me flamurin në dorë do të jetë notarja Kaltra Meça. Me vonë ekipit do t’i bashkohet edhe mundësi Valiev.

Ai së bashku me atletët Franko Burraj dhe Luiza Gega do të paraqiten në fshatin Olimpik më datë 29 korrik.

/a.r

Read Entire Article