Olta Gixhari në një rrëfim ndryshe: Më thoshin se s’do bëhesha kurrë nënë, më vriste shumë

2 hours ago 39
Reklamë

E ftuar në podcastin “Zë me Mirën”, Olta Gixhari foli edhe pak për anën e saj si nënë. Gjatë Big Brother VIP, Olta fliste shumë pak për këtë gjë, pasi i dhimbte që nuk e kishte djalin pranë. Madje, aktorja vendosi ta linte lojën e BBVIP vetëm pak javë nga finalja, pikërisht për shkak se nuk po e përballonte dot më mungesën e të birit.

Olta rrëfeu në podcast se ajo gjithmonë e ka parë veten nënë, edhe pse askush nuk e besonte këtë gjë dhe lëndohej kur ia thoshin.

“E kam parë veten mami, gjithmonë, sepse unë e dija brenda vetes se si isha. Askush nuk më besonte se do të bëhesha mami, ma thoshin me vulgaritet. Ti do të bëhesh mami? Jo kurrë. Edhe unë qeshja, por më vriste shumë brenda vetes. Thosha sa sipërfaqësorë që janë, se unë jam dhe shumë e ndjeshme. Mëmësia është e vetmja gjë që mua më bën të mos fluturoj”, -tha ajo.

Tani, Olta është nëna e Amarit, 4 vjeç, dhe djalit të vogël Zeo, i cili erdhi në jetë në qershor.

Read Entire Article