Orban justifikon vizitën në Rusi: Putin i gatshëm për armëpushim

2 months ago 25
Reklamë

Vizita e Kryeministrit Viktor Orban në Moskë më 5 korrik, pasi Hungaria, mori drejtimin e presidencës së BE-së, u kritikua nga zyrtarë të lartë të bllokut europian, duke e cilësuar si një veprim të njëanshëm dhe jo në funksion të objektivave të përbashkëta.

Përmes një letre drejtuar presidentit të Këshillit i Evropës, Charles Michel dhe liderëve të BE-së, Orban e ka justifikuar vizitën e tij në Rusi si të nxitur nga efektet negative ekonomike që prekin qytetarët e bllokut nga lufta në Ukrainë.

“Efektet negative ekonomike të luftës vendosin një barrë të madhe në jetën e përditshme të qytetarëve tanë dhe në konkurrencën e BE-së”.

Në letrën e tij, kryeministri hungarez u tha liderëve të tjerë të BE-së se bazuar në bisedimet e tij me Putinin, “tani ekziston një shans më i madh” për një armëpushim dhe një rrugë drejt bisedimeve të paqes.

Orban takoi presidentin rus Vladimir Putin në Moskë, menjëherë pas vizitës në Ukrainë që nga fillimi i agresionit rus në vitin 2022.

Faktikisht, lideri hungarez shihet si më i afërti me Kremlinin. Vazhdimisht ai ka kundërshtuar ndihmat ushtarake dhe financiare për Kievin, si dhe sanksionet ndaj Moskës.

Read Entire Article