Organizonin lojëra të jashtëligjshme në lokal, Gjykata liron 11 të arrestuarit e “Poker2”

1 month ago 23
Reklamë

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për 11 personat që u arrestuan në kuadër të operacionit “Poker 2”.

Dy ditë më parë, Policia arrestoi shtetasit Ylard Lala, Rexhep Noka, Eglantin Fejzaj, Nikolin Prenga, Fatmir Rumani ,Arbjon Tocilla, Marjan Ndoj, Henrik Bruka, Romario Kodra, Erjola Vllahu dhe Cen Mehmetaj.

Këtë persona u kapën në flagrancë duke organizuar lojëra fati në kundërshtim me ligjin, në një lokal në rrugën “Andon Zako Çajupi”, në kryeqytet.

Ylard Lala ishte administrator i këtij lokali. Lidhur me të njëjtin operacion, 7 persona u proceduan ne gjendje të lirë për moskallëzim krimi.

Read Entire Article