Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila ishte prezente mbrëmjen e sotme në ceremoninë e rihapjes së katedrales “Notre Dame”, ka zhvilluar një takim të shkurtër edhe me Presidentin e zgjedhur të SHBA-ve, Donald Trump.
Osmani ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale nga momenti i shtrëngimit të duarve me Donald Trump.
“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, shkroi Osmani në Facebook.
Kujtojmë që në ceremoninë e rihapjes së katedrales së “Notre Dame” ishin të pranishëm lider nga e gjithë bota përfshirë dhe kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, por edhe Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, madje ky i fundit para ceremonisë zhvilloi një takim tresh me presidentët trump dhe Macron në “Elysee”.