Osmani zhvillon biesedë telefonike me O’Brien, zbardhen detajet

5 months ago 20
Reklamë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhviluar një biseda telefonike me ndihmësekretarin e Shtetit të SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien.

Ka qenë vetë presidentja Osmani e cila përmes rrjetit social “X” ka dhënë detaje për bisedën.

Osmani shrkuan se ka diskutuar për hapat e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës e po ashtu ka ritheksuar nevojën për zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit.

Një telefonatë produktive sot me ndihmësekretarin e Shtetit, O’Brien. Theksova rëndësinë e të punuarit së bashku me aleatët tonë të SHBA-së në mbrojtjen e lirisë, pavarësisë dhe demokracisë sonë. Ne diskutuam gjithashtu hapat e Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës dhe zbatimin e plotë dhe të shpejtë të Marrëveshjes së Brukselit”, ka shkruar Osmani në platformën “X”.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article