Partia Demokratike ka propozuar që minimumi jetik të jetë 200 euro. Emilja Koliqi deputete e PD, thotë se qeveria duhet ta miratojë pas disa viteve krize, ku buxhetet familjare janë gërryer nga inflacioni.
“Ka ardhur koha që ky tregues të merret seriozisht nga qeveria. Nuk mundet që mazhoranca pas 10 vitesh në pushtet të reagojë sikur ky tregues, pra minimumi jetik të jetë i parëndësishëm, ndërkohë që sipas saj, të dhënat flasin se 44% e popullsisë janë në dhe pranë nivelit të varfërisë”, tha Emilja Koliqi gjatë një interviste për emisionin E-ZONE
Sipas saj, varfëria në vend amortizohet me prurjet e remitancave
“Janë 930 milion euro para emigrantësh që kanë ardhur në Shqipëri në 2023. Kanë një rritje 11.3% krahasuar me vitin 2022. Pra shqiptarët po jetojnë në sajë të remitancave. Sipas të dhënave nga banka botërore janë 40 mijë familje që jetojnë vetëm nga paratë që i sjellin të afërmit nga emigrimi”, shtoi ajo.
Nisma e PD për minimumin jetik ka nisur diskutimet në komisione, por ajo nuk pritet të gjejë konsensusin e mazhorancës./vizionplus.tv