Një aksident automobilistik ka ndodhur në Berkshire, ku një makinë doli nga rruga dhe u përplas në muret e jashtme të kështjellës Windsor mëngjesin e së martës, duke plagosur një person.
Sipas informacioneve, ka ndodhur një përplasje e tre automjeteve, ku njëra prej tyre Volvo, ka përfunduar në muret e rezidencës mbretërore dhe pjesa e përparme e saj është shkatërruar.
Lexo edhe :
Related Posts
Policia nxitoi në vendngjarje dhe mbylli rrugën në qendër të qytetit Berkshire, ndërsa mjekët morën pjesë gjithashtu për t’i dhënë ndihmën e parë shoferit të plagosur. Aksidenti ndodhi tre ditë pas arrestimit të një burri që kishte përplasur automjetin e tij në portat e Pallatit Buckingham. /vizionplus.tv