PD, (Doktorin) nuk e shpëton dot lobi grek

2 months ago 28
Reklamë

Nga Artur Ajazi

Partia Demokratike dhe kreu i saj Sali Berisha, sërish edhe pas 34 vitesh, u ulën në “gjunjë”, dhe po varin shpresat e tyre tek lobi grek. Ata shpresojnë se “duke përkrahur antishqiptarin Beleri, duke përkrahur edhe kandidatin e ri, produkt i lobit  grek  për kryetar bashkie në Himarë, do ti heqin Doktorit  njollën  amerikane “non-grata”. Ky është jo gabim, por një faj i  rëndë, i qëllimshëm, sa dashakeqës, aq edhe  antikombëtar, para mbështetësve të asaj partie, dhe para shqiptareve. Duke menduar se “lobi grek ka fuqi të mbinatyrshme dhe do të ndikojë në SHBA për ti hequr Doktorit njollën “non-grata”, partia e Berishës me koshiencë të plotë, ka dalë hapur kundër Kushtetutës vendit, ligjeve tona, interesit kombëtar, kundër himariotëve, dhe të ardhmes së Shqipërisë. Më shumë se kurrë, sot qarqet antishqiptare janë zgjuar, dhe po synojnë jo vetëm pengimin e rrugëtimit euriopian të vendit, por edhe destabilizimin e tij përmes shushunjave si Beleri apo dhe ndonjë tjetër. Ata mbështeten, jo  vetëm tek partia e Dules, apo dhe “Omonia”, por së fundi edhe tek Doktori i Partisë Demokratike. Sali Berisha duke dalë hapur  kundër fateve tona, kundër fatit të Shqipërisë Europiane, ka përzgjedhur qëllimisht, por  dhe  ka mbështetur antishqiptarin e deklaruar Fredi Beleri, ashtu siç po mbështet edhe emrin e ri, që ka dalë nga zyrat e PBDNJ-së. Insistimi  dhe nxitimi për të hequr njollën “non-grata” nga Departamenti i Shtetit Amerikan, (gjë e cila është e pamundur) e ka shtyrë partinë e idealeve të Dhjetorit’90, të bjerë në batakun e rradhës. Ashtu si edhe 34 vite më parë, Doktori sërish ka rindezur alenacat e budrumeve të ambasadës Greke, duke mos pyetur fare për interesin e Shqipërisë. Ajo ç’ka deklaroi Beleri, sapo zbriti në Athinë, mendoj se duhet të jetë shkak për nisjen e një hetimi nga organet e drejtësisë së re, deklaratë e cila mban “erë” të qelbur ndasie dhe nxitje për urrejtje nacionaliste në Himarë. Ky  pra, ishte kandidati i Berishës, kandidati i atij që  çirret majë ballkonit  si nacionalist se “i  dhimbset fati i shqiptareve dhe Shqipërisë”, dhe akuzon nga mëngjesi deri në mbrëmje kryeministrin Edi Rama se “ka shitur pronat e shqiptareve”. Ky akt i qëllimshëm që lidhet me të shkuarën e Doktorit, nuk është se ka dëmtuar shumë rrugëtimin e vendit drejt BE-së, aq sa ka diskredituar imazhin e Partisë Demokratike, jo vetëm para shqiptarëve, por edhe para atyre  bashkombësave tanë që jetojnë jashtë. Të mbështetësh antishqiptarët e deklaruar, njerëzit  e dënuar nga drejtësia greke dhe ajo shqiptare, për vepra penale të rrezikshme, të mbështetësh njeriun që thotë se “Himara është Greqi”, dhe ti dalësh kundër Edi Ramës, kjo natyrisht do të thotë se shqiptarët, do të të lenë edhe nja 4 mandate të tjera  majë ballkonit. Të votosh sot PD-në e Berishës, atë parti që ka mbi 1 vit  që nuk rresht së akuzuari  strukturën më të pavarur  SPAK-un, kryeministrin Rama, dhe që ka ringjallur me zell të madh aleancat e vjetra me qarqet antishqiptare greke, do të thotë ti japësh “oksigjen”  shovinizmit dhe veglave të tyre.

Read Entire Article