Perëndimi po braktis Kievin? Pas Gjermanisë vjen paralajmërimi edhe nga SHBA: Mund të mos i ofrojmë më ndihmë Ukrainës

2 months ago 32
Reklamë

Shtetet e Bashkuara mund të ndalojnë ofrimin e ndihmës për Ukrainën në të ardhmen, tha Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken në një bisedë në Forumin e Sigurisë në Aspen 2024.

“Çdo administratë amerikane ka një mundësi, natyrisht, të vendosë politikat e veta. Ne nuk mund të vendosim në të ardhmen,” tha diplomati i lartë amerikan kur u pyet nëse Uashingtoni do të vazhdojë të respektojë detyrimet e tij ndaj Ukrainës nëse Donald Trump rizgjedh president.

Megjithatë, Blinken kujtoi një marrëveshje sigurie të nënshkruar së fundmi nga SHBA dhe Ukraina.

“Tani, nëse do të hiqnim dorë nga kjo, mendoj se kjo është e mundur. Por për fat të mirë, ne kemi 20 vende të tjera të Perëndimit që kanë marrëveshje të ngjashme me Kievin. Dhe ne po shkojmë drejt më shumë se 30 që do të jenë duke bërë të njëjtën gjë, këto janë angazhime afatgjata ndaj Ukrainës”, tha Blinken.

Më 18 korrik, ish-presidenti amerikan Donald Trump pranoi zyrtarisht nominimin presidencial të Partisë Republikane në Konventën Kombëtare Republikane në Milwaukee, Wisconsin. Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në Shtetet e Bashkuara më 5 nëntor.

Read Entire Article