Dy autobusë janë përplasur ditën e sotme në Romë, Itali.
Mediet fqinje bëjnë me dije se mes pasagjerëve të plagpsur është edhe një foshnjë disa muajshe.
Sipas rikonstruksioneve fillestare, dy autobusë u përplasën dhë njëri prej tyre përfundoi në trotuar.
Nga përplasja kanë mbetur të plagosur disa pasagjerë: një çift në autobusin Atac dhe pesë në autobusin Roma Tpl, mes të cilëve edhe vogëlushja disa muajshe që mbërriti në spital në gjendje të rëndë.
Duket se drejtuesi i mjetit Roma Tpl për shkaqe ende të paqarta ka humbur kontrollin e mjetit. Përplasja ndodhi në via Cesare Castiglioni, pranë terminalit Monte Mario./vizionplus.tv