Përse Trump kërkoi këpucët disa sekonda pasi i kishte shpëtuar plumbave?

2 months ago 25
Reklamë

Përse Trump kërkoi këpucët disa sekonda pasi i kishte
Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, mbeti i plagosur një ditë më parë, ku iu bë atentat teksa zhvillonte fushatë në Pensilvani.

Në një intervistë për New York Post, teksa ka folur për incidentin ka sqaruar edhe një mister në lidhje me këpucët e tij.

Në videon e publikuar në media pas të shtënave, teksa agjentët u përpoqën ta nxirrnin me nxitim nga skena për arsye sigure, ai dëgjohet duke thënë: “Prit, dua të marr këpucët”.

Trump tha në intervistë se, “Agjentët më goditën aq fort sa më ranë këpucët”.

Ai përgëzoi personelin e Shërbimit Sekret për veprimet e tyre heroike dhe i lavdëroi ata që vranë sulmuesin, i cili ishte vendosur në një çati rreth 130 metra larg skenës ku po fliste Trump.

Read Entire Article