Pesë probleme shëndetësore që bananet i zgjidhin më mirë se vetë ilaçet

2 months ago 36

Banania është një frut tropikal shumë i përhapur në të gjithë globin. Popullariteti saj vjen jo më kot, pasi është e mbushur me energji, minerale dhe vitamina shumë të vlefshme për trupin.Kështu ky frut është ideal për çdo moshë dhe për çdo lloj diete përfshirë edhe personat që duan të humbin në peshë.

E ngrënë në sasitë e duhura bananja mund të sjellë shumë përfitime. Më poshtë do të gjeni disa nga karakteristikat më të vlefshme të këtij fruti dhe gjithë benefitet që i japin trupit.

Karakteristikat e bananeve

Për personat që janë në dieta strikte kini parasysh që 100 gramë banane përmbajnë 90 kalori. Ato janë një burim shumë i mirë kaliumi, magnezi, hekuri dhe disa beta karrotenesh. Duke qënë të pasura me kalium, bananet ndihmojnë në nxjerrjen nga trupi të lëngjeve të tepërta. Kjo e ndihmon organizmin të qëndrojë gjithnjë i balancuar duke evituar edhe problemet me hipertensionin. Për këtë arsye janë shumë të vlefshme për ushqimin e organizmit që nga fëmijëria e gjatë gjithë jetës.

Hipertensioni arterial

Kur një person konsumon shumë kripëra dhe ka mungesë kaliumi në trup, me shumë mundësi do të zhvillojë probleme të hipertensionit. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të merni sasitë e duhura të kaliumit dhe bananet janë brumi më i shkëlqyer. Këshillohet të konsumoni një banane në ditë çdo mëngjes. Falë këtij zakoni të shëndetëshëm presioni i gjakut do të kthehet në nivele optimale.

Depresioni

Shumë persona që vuajnë nga depresioni ndihen shumë më mirë pasi kanë konsumuar një banane. Studime të shumta kanë treguar që kjo ndodh sepse bananja përmban triptofane, një aminoacid esencial për trupin. Kur ky aminoacid futet në trup transformohet në serototinë i njohur ndryshe edhe si hormoni i lumturisë. Mjafton të konsumoni vetëm një banane për të ulur ndjesinë e mërzitjes dhe plogështisë.

Stresi

Stresi mund të ndikojë metabolizmin tuaj dhe të shkaktojë uljen e niveleve të kaliumit. Për të bilancuar këtë nivel idealja është të konsumoni banane si një nga burimet më të mëdha të potasiumit. Në këtë kuptim, përfitimet e bananes shkojnë përtej furnizimit të trupit me kalium si në rastin e mëparshëm, ato do t’ju ndihmojnë të ndiheni më mire.

Probleme të zorrës së trashë

Bananet janë ndër ushqimet më të rekomanduara që ndihmojnë në tretjen e mirë. Falë përmbajtjes së madhe të fibrave proçesi i tretjes përshpejtohet duke eliminuar toksinat nga trupi. Duke qënë se përmbajnë probiotikë janë të shkëlqyera për sistemin tretës duke eleminuar fryrjen e barkut.

Dhimbjet menstruale

Bananet janë të pasura me vitamin B6 dhe kanë një efekt pozitiv në balancimin e nivelit të sheqerit në gjak. Duke pasur këto veti ndikojnë në reduktimin e simptomave tek femrat që përjetojnë dhimbje para menstruale apo menstruale. Konsumimi i përditëshëm i këtij fruti mund të ndihmojë në lehtësimin e këtyre fazave të ciklit duke qetësuar edhe nervat. Këto janë këshilla për përmirësimin e shëndetit çdo ditë por në raste specifike për probleme të rënda shëndetësore përfshirë edhe problemet e përmendura më lart, të cilat nuk janë momentale por janë kronike duhet me patjetër këshilla e mjekut.

Read Entire Article