Pjesë e një rrjeti të gjerë trafiku miliona paundësh/ Arrestohet modelja e njohur, kapet duke transportuar kokainë drejt Dubait

2 months ago 35
Reklamë

Modelja 29-vjeçare, Magdalena Sadlo, e cila ka qenë pjesë e programit Love Island në 2021, u ndalua nga oficerët e operacionit “Operation Matrix” teksa donte të fluturonte nga

Heathrow drejt Dubai me bagazhet te mbushura me droga.

29-vjeçarja është dërguar në paraburgim dhe pret gjyqin në vjeshtë.

“Magdalena ishte pjesë e një rrjeti të gjerë trafiku në miliona paundë, prej të cilit nëntë vetë ishin arrestuar këtë vit. Grupi trafikonte sasi të mëdha kokaine në Britani, para se të shpërndante brenda vendit me porosi e dërgesa të veçanta”, thuhet se u dëgjua në gjykatën e Carlisle në veri të Britanisë.

Policia u vu në gjurmë të bandës me anë të mesazheve në rrjetin WhatsApp ku përfshihej dhe Magdalena. Prokurori Tim Evans e përshkruante rrjetin si ngamë të mëdhenjtë në Britani.

“Ky ishte një grup shpërndarjeje i stilit Amazon, me organizim dhe marketing të po atij niveli të lartë”.

Read Entire Article