“Po flirton me Ramën dhe Erdogan”, Mitsotakis përjashton Samaras nga partia 

2 hours ago 20

Partia Demokracia e Re e drejtuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka përjashtuar nga radhët e saj ish-kryeministrin e Greqisë, Antonis Samaras. 

Shkak është bërë një intervistë e këtij të fundit në mediat greke, ku ai kritikonte ashpër kryeministrin aktual Kyriakos Mitsotakis dhe ministrin e Jashtëm, Georgios Gerapetritis se sa i përket politikës së jashtme po flirtonin me presidentin turk, Rexhep Taip Erdogan dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. 

Përmes një deklarate të shpërndarë për mediat, Partia Demokracia e Re thotë se Samaras është vetëpërjashtuar dhe se shumica qeverisëse vazhdon rrugën e saj të qëndrueshme pa të. 

Read Entire Article