“Po mbahem padrejtësisht në burg”, Dritan Dajti kërkon lirinë, merr pjesë online në seancë

2 months ago 32
Reklamë

Dritan Dajti kërkon konstatimin e kryerjes së dënimit të dhënë nga gjykata e Apelit e cila e dënoi me 25 vite burg, dënim te cilin pala mbrojtëse thotë që e ka mbaruar në 4 Korrik.

Dritan Dajti nuk është shoqëruar në ambientet e gjykatës së Elbasanit pas një vendimi të drejtorisë së përgjithshme të burgjeve për arsye sigurie. Gjykata tashmë ka realizuar lidhjen audio dhe video me burgun e Peqinit për të garantuar vijimin e seancës.

Dritan Dajti: Kam marrë njoftime të njëpasnjëshme nga gjykata për zhvillimin e kësaj seance. Asnjë njoftim i ngjashëm me të parin. Gjykata herë më thërret dhe herë kërkon videokonferencë. Gjykata të tregojë korrektësi në njoftimet e saj dhe unë të kem drejtësinë e munguar.

Dritan Dajti: Gjykata ka marrë parasysh urdhrin e drejtorisë së përgjithshme të burgjeve edhe pse ky institucion nuk është palë në këtë proces. Ligji parashikon pjesëmarrje e palës mbrojtëse, prokurorit dhe palës se interesuar (pra unë). Nëse ju nuk me pranoni në gjykate, në të ardhmen prokurorit i lind e drejta ta cilësojë procesin e pavlefshëm. Kërkoj mendimin e prokurorit te deklaruar. Pranon prokurori këtë mënyrë gjykimi qe keni vendosur ju, pa praninë time?
Dritan Dajti: Jam unë personi i interesuar për zhvillimin e kësaj seance.

Avokatët: Kërkojmë pjesëmarrjen në gjykatë të Ievp Peqin sepse po mban peng Dritan Dajtin.
Ndërkohë gjykata ka vendosur të vijojë gjykimin pa praninë e IEVP Peqin.

Dritan Dajti: Po mbahem padrejtësisht në burg. I jemi drejtuar gjykatës pasi Ievp nuk zbaton vendimin për mbarimin e gjykimit. Vendimi 1108 datë 11.05.2020 i gjykatës së Elbasanit (i konfirmuar nga gjykata e Apelit) për dënimin tim ka qenë i formës së prerë dhe ka përfunduar në 4 korrik 2024. Ky vendim nuk është ankimuar asnjëherë nga asnjë pale. IEVP Peqin nuk i kthen asnjë përgjigje kërkesave të mia apo të avokatëve për konstatimin e kryerjes së vuajtjes së dënimit.
Byroja për mbrojtjen e të burgosurve ka paditur penalisht drejtorin e Ievp Peqin për “shpërdorim detyre” dhe “mbajtjen e padrejtë të dënuarit në burg”.

Read Entire Article