Pogradec\ Gjendet i pajetë shtetasi amerikan, dyshimet e para

2 months ago 29
Reklamë

Një 68-vjeçar amerikan është gjetur pa shenja jete mbrëmjen e djeshme në një banesë të marrë me qira në Pogradec.

Raportohet se nga kqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

“Rreth orës 21:40, në lagjen nr. 1 në Pogradec, në një banesë të marrë me qira, është gjetur i pajetë shtetasi amerikan, rreth 68 vjeç.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës së 68 vjeçarit”, njoftoi policia e Pogradecit. TEMA

Read Entire Article