Policia e ndaloi për kontroll, 41-vjeçari shqiptar në Itali sillet i nervozuar! Poshtë sediles i gjendet gjysmë kg marijuanë, në banesë edhe 1 kg tjetër

3 hours ago 24

Një kilogram e gjysmë marijuanë, pjesërisht e fshehur nën sediljet e makinës dhe në shtëpinë e tij në Arzignano, Vicenza, u zbulua gjatë një kontrolli prej karabinierëve, teksa në pranga ra një 41-vjeçar shqiptar.

Policia e Valdagno ka ndaluar për kontroll një makinë, drejtuesi i së cilës është shfaqur menjëherë në shqetësim të madh, duke dhënë shenja nervozizmi dhe tensioni.

Më pas karabinierët kanë ndërhyrë dhe kanë kontrolluar plotësisht drejtuesin dhe mjetin që ai përdorte, brenda të cilit të fshehur poshtë sediljeve të pasme, gjetën një mbështjellës me 500 gramë marijuanë.

Hetimet e mëvonshme të kryera në shtëpinë e të arrestuarit, emri i të cilit nuk u bë i ditur, kanë çuar edhe në zbulimin e një kilogrami të mëtejshëm të së njëjtës lëndë narkotike dhe materiale të ndryshme për ndarjen dhe paketimin e drogës, shkruan media “Vipiu”.

Në përfundim të formaliteteve, i arrestuari 41-vjeçar, i është caktuar masa e ndalimit shtëpiak, në pritje të seancës së vlefshmërisë, për posedim të lëndëve narkotike.

Read Entire Article