Policia në Paris qëllon për vdekje sudanezin që i kërcënonte me hanxhar, pas goditjes me pistoletë elektrike (fotot)

7 months ago 11
Reklamë

Policia franceze ka qëlluar mbrëmë për vdekje një burrë me veshje arabe, të armatosur me një hanxhar mishi, edhe pse kishin përdorur më parë ndaj tij pistoletën elektrike.

Viktima që nuk është emëruar ende raportohet se mbante armën në dorë dhe një libër me shënime në arabisht, në një stacion tramvaji në Paris.

Policia tha se mbërriti në vendngjarje rreth orës 2 të mëngjesit dhe burri refuzonte të lëshonte përtokë thikën, por nisi të ecte drejt tyre, sipas prokurorëve.

Oficerët raportonin se kishin qëlluar disa herë me pistoletë elektrike dhe më pas me armët e zjarrit, teksa shtonin se askush tjetër nuk ishte plagosur përveç të dyshuarit.

Viktima kishte lindur në 1984 në Sudan dhe nuk kishte precedentë penalë, thanë prokurorët, ndërsa një hetim ka nisur mbi protokollin e hajes së zjarrit nga policia.

Ata thanë se viktima mbante veshje të stilit arab kur erdhën në vendngjarje. Disa nga oficerët po marrin trajtim për tronditje.

Nuk ka ende detaje të motiveve apo shkaqeve të ngjarjes por gazetari vendas Laurent tha se ngjarja ndodhi pranë stacionit Butte Duhat Rouge në Paris.

I dyshuari kishte refuzuar të zbatonte urdhrat e oficerëve dhe kishte valëvitur para policëve librin që besohet se ishte Kurani.

Pamjet e kamerave të sigurisë kishin kapur momente nga ngjarja e natës vonë ndërsa sot vendi ishte i rrethuar nga hetuesit e skenës së krimit. /Daily Mail/

Policia ne vendin e ngjarjes

Top Channel

Read Entire Article