Presion i ri nga SHBA për armëpushim urgjent në Gaza

6 months ago 23
Reklamë

Sekretrai amerikan i shtetit Antony Blinkien i ka bërë thirrje Hamasit të pranojë një “armëpushim urgjent” me Izraelin, teksa bisedimet për negociatat midis lëvizjes islamike dhe ndërmjetësve ndërkombëtarë, përfshirë Katarin janë duke u zhvilluar në Kajro.

“Ne kemi një mundësi (për të arritur) një armëpushim të menjëhershëm, i cili mund t’i kthejë pengjet në shtëpitë e tyre, të lejojë një rritje të konsiderueshme të ndihmës humanitare për palestinezët, për të cilat ata kanë nevojë dëshpërimisht, dhe që më pas mund të krijojë kushte për një zgjidhje të përhershme konfliktin”, tha kreu i diplomacisë amerikane në kuadër të takimit të tij me kryeministrin e Katarit në Uashington.

“I takon Hamasit të vendosë nëse është gati të mbështesë këtë armëpushim”, shtoi ai. Nga ana e tij, kryeministri i Katarit, Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, vendi i të cilit po luan një rol kyç në negociata, premtoi se do të tregojë “këmbëngulje për të siguruar që kjo marrëveshje të përfundojë”.

Antony Blinken gjithashtu i bëri thirrje Izraelit që të lejojë më shumë ndihma humanitare për të arritur në Gazën e rrethuar, ku OKB thotë se uria është “pothuajse e pashmangshme” dhe ku Uashingtoni ka përdorur sulme ajrore.

“Izraeli duhet të maksimizojë çdo mjet të mundshëm, çdo metodë të mundshme, në mënyrë që ndihma të arrijë tek ata që kanë nevojë”, theksoi ai, duke i kërkuar vendit që të hapë më shumë pika kufitare për enklavën palestineze.

“Duhen më shumë kalime. Duhet të vijë më shumë ndihmë. Dhe sapo të vijë ndihma, ne duhet të sigurohemi që t’u shkojë njerëzve që kanë nevojë për të. Kështu që ne do të vazhdojmë ta shtyjmë atë çdo ditë sepse situata siç është është thjesht e papranueshme”, theksoi Antony Blinken.

Read Entire Article