Me një ceremoni që mund të rivalizojë çdo samit të NATO-s për seriozitet dhe pompozitet, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka organizuar takimin e dytë rajonal të ekspertëve për të diskutuar përmirësimin e kuadrit rregullator për njësitë e qenve të policisë.
Ngjarja e cila lë ne hije dy samite të rëndësishme të mbajtur po në Tiranë do të hyje në histori si kontribut i cmuar jo vetëm për sigurinë rajonale, por edhe për diplomacine ndërkombëtare.
Jo, nuk është skenar për një episod të ri të “Paw Patrol”, por një ngjarje reale që mblodhi elita të qenve të policisë nga e gjithë Ballkani dhe më gjerë.
Në kërkim të një Bote më të Sigurt: Qentë Policorë dhe Manuali i Ri i Trajnimit” – mund të ishte titulli i një dokumentari që do të të bënte të lotonte i madh dhe i vogël.
“Duke marrë parasysh sfidat e ngjashme me të cilat përballet rajoni ynë,” tha një zyrtar i OSBE-së me një seriozitet që do të bënte per të qeshur edhe një anëtar të Gjykatës Kushtetuese, “këto takime shërbejnë si një platformë për shkëmbimin e njohurive mes qenve që përfitojnë nga projektet e ndihmës së OSBE-së.”
Në këtë univers paralel, ku qentë e policisë janë diplomatët e rinj në rajon, njëperfaqesues lartë i Ministrise se Brendshme, theksoi rëndësinë e këtyre takimeve për “rritjen e kapaciteteve të Policisë Kufitare dhe Migracionit”.
Por, stari e vërtetë i seminarit ishte: manuali i sapohartuar i trajnimit. Një dokument i tillë, i përgatitur “në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe sipas nevojave të Policisë së Shtetit,” është aq jetësor saqë mund të bëjë librat e Harry Potter të duken si letërsi e dores se fundit.
Manuali do të shërbejë si një mjet për rritjen profesionale të të gjithë shoqëruesve dhe instruktorëve të qenve të policisë, duke u dhënë atyre aftësitë e nevojshme për të zbuluar armët e zjarrit, municionet dhe lëndët plasëse të jashtëligjshme.
Imagjinoni vetëm për një moment sikur me fondet e BE dhe nën kujdesin e OSBE, të trainonte qentë e pranishem per nuhatjen e parave të pista, për drogen dhe pse jo edhe shitblerjene votes.
Një qen që nuhat paratë e pista jep një kontribut praktik të vlefshem me të gjithë rekomandimet e Money Val për Shqipërinë. Po kështu duke nuhatur paratë në tuba sobe, kasaforta apo muret e shtëpive të sherbetoreve publike qentë do të ishin heronjte e luftës se pastrimit të parave.
Sa i përket nuhatjes se drogerave të forta apo kanabisit, qentë e këtushem falë pervojes se fituar nder mandate mund të trainonin qentë e rajonit dhe me gjere.
Tjetër kontribut të madh, qentë (nëse trainohen sicc duhet) mund të japin per te luftuar fenomenin e shemtuar të shitblerje se votes. Me këtë kontribut plotesohen edhe 90% e rekomandimeve të OSBE-ODHIR per zgjedhjet në Shqipëri.
Manuali i ri i trajnimit do të përfshinte kapituj të tërë të kushtuar teknikave të avancuara të nuhatjes për zbulimin dhe identifikimin e individëve të përfshirë në blerjen dhe shitjen e votave. “Një Kapitull i Ri në Luftën Kundër Korrupsionit: Qentë Policorë dhe Aftësitë e tyre të Jashtëzakonshme” do të ishte një seksion që do të lexohej me kujdes nga të gjithë, nga zyrtarët e lartë të shtetit, Kryetaret e partive, deputetët, e deri tek qytetarët e zakonshëm, të cilët dëshirojnë të shohin ndryshim.
Mendoni per një moment një botë pa droge, pa arme, pa para të pista dhe pa shit-blerje votash”. Shqipëria e ka domosdoshmeri anëtaresimin në BE. Në këtë skenar ja vlen me shumë të investosh të qentë se te Inteligjenca Artificiale.
Investimin është afat gjatë sepse kur investon ne këtë sektor ke investuar jo thjesht te qentë, por edhe te qentë e bijte e qenve me kuç e me maç.
I vetmi rrezik në këtë skenar është se pas trainimit të qenve (edhe për drogen, paratë e pista dhe shut-blerjen e votes) dhe pergatitjes se manualit përkates, OSBE del pa punë.
Tek e fundit, projektet revolucionare gjithmonë kanë krijuar probleme sociale!