Propozime profesionale! Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që krijon siguri ekonomike

2 months ago 23
Reklamë

Astrologe Meri Gjini ka bërë mëngjesin e sotëm në “7pa5” në Vizion Plus parashikimin e Horoskopit për javën.

Me kalimin e marsit në datën 20, tek binjakët mundësia për lëvizje pa strese dhe meraqe do jetë e madhe. Ndjesia e lirisë do jetë e fortë.

Nga sot në drekë dhe në vazhdim java do ketë një ngjyrë shumë të bukur. Do ketë një agjendë të thjeshtësuar. Kjo javë ndihmon për të gjetur zgjidhje në përmirësim të cilësisë praktike të çdo njeriu.

Ndjesa e fatit favorizon shumë më tepër shenjat e ajrit dhe të zjarrit.

Dashi
Shpenzimet janë ato që do ngjyrosin ditën e sotme dhe të nesërme. Detyrimet ekonomike nisin javën. Ata që kanë bërë në plan për të ikur me pushime duhet të balancojnë mirë vendin dhe xhepin. Leku mund të bëhet debat në ambjentet familjare.

Demi
Duhet të jenë të kujdesshëm në ambjentet familjare. Ruani ekulibrat dhe qetësinë sot edhe nesër. Pjesa më e madhe e Demave janë duke u organizuar në çështje të rëndësishme profesionale. Duhet të kenë vëmendjen te çështjet e punës, pasi faktori i të papriturës është prezent dhe do rezultojë shumë për mirë.

Binjakët
E nisin me ankth javën që ka të bëjë me pasiguritë e tyre. E mërkura dhe e enjtja do rezultojnë dy ditë shumë të mira. Ka diçka me shumë rëndësi që ka të bëjë me pronësi, dokumente në lidhje me pronësinë. Vini prioritet këtë javë, pasi e kanë shumë më të thjeshtë që rezultati të jetë i kënaqshëm.

Gaforrja
Ka diçka që ju çorjenton me pritshmëritë që keni ndaj vetes në lidhje me zhvillime individuale. Në drejtim të karrierës, punës apo emrit të tyre. Kjo pritshmëri do prishi terezinë ditën e sotme, por do përmirësohet në vazhdim. Nga e mërkura dhe e enjtja do përshpejtojnë hapat në përmirësim të statusit të tyre.

Luani
Kanë mërkurin me vete që i bën të jenë aktiv. Vazhdojnë problematikat e tyre që i bëjnë të shprehen të zhurmshëm, sot dhe nesër. Me hënën te akrepat mendja u shkon të kenë frikë për gjërat që dëshirojnë. Por nga e mërkura ndyrshon ndjesia dhe humori. Do e gjejnë veten me miqë e me shokë.

Virgjëresha
Profesioni mbetet prioritet i tyre. Deri në datën 21 do shkojnë shumë afër objetivave të tyre. Nesër do ndihen shumë afër pritshmërive të tyre në ambjentet e punës. Venusi të Luani është sqarues, nuk është për nisje të reja. Mbyllen çështje të vjetra.

Peshorja
Ka zhvillime java për peshoren në lidhje me sigurinë ekonomike. Nga sot, deri në datën 22 përmirësimi apo marrja në kontroll i ekonomisë do jetë ajo që ngjyrosë mendjen dhe lëvizjen e Peshores. Por sot edhe nesër duhet të jenë të kujdesshëm me shpenzimet e tyre, pasi pozitiviteti mund t’ju lerë me xhepat bosh. Nuk jeni shumë social këtë javë, keni tendenc për të qenë të tërhequr.

Akrepi
Marsi me Uranin te Demat ballë për ballë tyre. Duhet të vazhdoni të jeni të kujdesshëm në çështje të rëndësishme profesionale. Këmbëngulni në projekte dhe zhvillime të vështira. Të mërkurën dhe të enjtjen do ndiheni më afër objektivit. Durim, pasi do i arrini rezultatet.

Shigjetari
Edhe sot duhet të qëndroni larg risqeve ekonomike. Nuk ka hapsirë për lëvizje të mëdha që fshehin risk. Në vazhdimësi të javës vinë duke u lehtësuar ngarkesat, humori. Ndjesa që po arrini rezultatet vjen duke u rritur. Të mërkurën, të enjten dhe të shtunën ditët më të mira për ju.

Bricjapi
Çështja e ekonomisë në shërbim të pushimeve është primare. Ka një pasiguri në lidhje me këtë. Duket sikur mendojnë se çfarë lëvizjesh ekonomike kanë për të bërë. Kjo sjell një ndjesi ankthi në çdo lëvizje që do bëni. Merreni pak më shtruar javën dhe shijoni planet që keni bërë. Me Marsin te Binjakët që zgjat deri në fund të gushtit, lidhjet me punën dhe evolimet ekonomike do jenë të forta. Situata ekonomike e Bricjapëve do vi duke u përmirësuar sa më shumë i afrohemi vjeshtës.

Ujori
Duhet të jenë të kujdesshëm në mënyrën si do pozicionohen me fëmijët e tyre, të rinjtë e familjes, sot dhe nësër. Pasi ka një tendencë për të qenë më të prerë seç duhet. Bëhuni më tolerant. Në vazhdimësi java merr një formë tjetër. Qëndroni të vëmendshëm në propozime profesionale.

Peshqit
E kanë të detyruar për çdo levizje ekonmine dhe shpenzimi që keni në plan, besojini më shumë institucioneve se sa njerve, qofshin miq dhe shokë. Kjo javë jep informacione të mira dhe zgjidhje të qëndrueshme. Në lëvizje konkrete do jenë të qetë. Merreni shtruar. Java nis e qetë, por përshpejtohet shumë në vazhdim./vizionplus.tv

Read Entire Article