Punonjësit e Kadastrës së Kavajës nën akuzë për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Shpërdorim detyre”

2 months ago 29
Reklamë

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim punonjësit e Kadastrës së Kavajës, përfshirë edhe ish drejtorin e këtij institucioni. Sipas hetimit, u ngritën dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se punonjësit e Kadastrës së Kavajës: hartografi, inxhinieri Dritan Kazazi, dhe regjistruesi Seit Cikalleshi, i cili ka nënshkruar dhe konfirmuar praktikën […]

Punonjësit e Kadastrës së Kavajës nën akuzë për “Falsifikim të dokumenteve” dhe “Shpërdorim detyre”

Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka çuar për gjykim punonjësit e Kadastrës së Kavajës, përfshirë edhe ish drejtorin e këtij institucioni. Sipas hetimit, u ngritën dyshime të arsyeshme të bazuara në prova se punonjësit e Kadastrës së Kavajës: hartografi, inxhinieri Dritan Kazazi, dhe regjistruesi Seit Cikalleshi, i cili ka nënshkruar dhe konfirmuar praktikën çertifikatën për vërtetim pronësie të pasurisë nr.399, në vitin 2016. “Në përfundim të hetimit të procedimit penal nr.483 të filluar në datën 21.10.2021, u ngritën dyshime të arsyeshme dhe të bazuara në prova se punonjësit e ASHK-së Kavajë, hartografi që ka përpiluar hartën Ing. Dritan  Kazazi. dhe regjistruesi i ASHK-së Kavajë S.C., i cili ka nënshkruar dhe konfirmuar praktikën çertifikatën për vërtetim pronësie të pasurisë numër 399, kanë falsifikuar dokumentet, hartat e pronës dhe kanë pajisur me çertifikatë për vërtetim pronësie babain e shtetasve I.T dhe Q. T., për pasurinë më datë 23.05.2016, duke i ndryshuar vendin pronës prej 1900 m2 nga ullishte në pasurinë e cila ka qenë tokë pa frut në vitin 1991 për më shumë përfitime”, njoftoi dje Prokuroria.

What's Your Reaction?

like 0

Pëlqej

dislike 0

Nuk Pëlqej

love 0

Love

funny 0

Funny

angry 0

Angry

sad 0

Sad

wow 0

Wow

albanianlive

albanianlive AlbanianLive.com mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.

Read Entire Article