Putin: Dënim i pashmangshëm për ata që duan të na ndajnë! Kushdo që luan me ndjenjat kombëtare…

1 month ago 36
Reklamë

Kushdo që tenton të përçajë shoqërinë ruse nuk do të mund t’ia dalë.

Kështu është shprehur Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin në një video mesazh të bërë publik nga Kremlini. Putin, duke kujtuar kohët e lavdishme të shërbimit sekret rus kërkoi një angazhim më të madh për kërcënimet që tentojnë të prekin vendin.

“Më lejoni të theksoj se ata që përpiqen të frikësojnë njerëzit, të përçajnë shoqërinë tonë ose të luajnë me ndjenjat fetare ose kombëtare nuk do t’ia dalin kurrë. Ata i pret një ndëshkim i pashmangshëm dhe i drejtë”.

Shefi i Kremlinit inkurajoi hetuesit rusë që të godasin ashpër çdo kërcënim përçarës ndaj shoqërisë në Rusi. Këto janë shërbimet që merren me shumicën e rasteve penale që përfshijnë opozitën, aktivistët e të drejtave të njeriut ose individë anonimë që kundërshtojnë qeverinë ruse.

“Dhe duhet të mbani mend gjithmonë se duke ekspozuar shkelësit e ligjit, ju rivendosni të vërtetën dhe drejtësinë, forconi sundimin e ligjit dhe rendit kushtetues, dhe kjo është baza për zhvillimin sovran të Rusisë si një shtet i fortë, i sundimit të ligjit, një nga garancitë më të rëndësishme të sigurisë kombëtare”.

Sakaq, shefi i Kremlinit nuk heq dorë nga rajonet e okupuara të Ukrainës.

“Ne i kemi vendosur vetes një objektiv që deri në vitin 2030, Republikat Popullore të Donetsk dhe Lugansk, rajonet Zaporozhye dhe Kherson të arrijnë nivelin gjithë-rus në fushat kryesore që përcaktojnë cilësinë e jetës së njerëzve”, theksoi Putin duke mos lënë asnjë ekuivok për të ardhmen e këtyre rajoneve.

Read Entire Article