Qëllon të dashurën dhe vret veten. 44-vjeçarja në gjendje të rëndë, humb jetën 34-vjecari në Shkodër

1 month ago 89

Shkodra u trondit sot nga një ngjarje e rëndë me një të vrarë e një të plagosur rëndë. 34 vjeçari Kolë Manaj qëlloi me pistoletë bashkëjetuesen e tij dhe më pas edhe veten.

Ai humbi jetën menjëherë, ndërsa bashkëjetuesja Anila Ndoka, nënë e tre fëmijëve,po lufton për jetën në spital.

Ngjarja ndodhi rreth orës 11.15 në lagjen “Mark Lula”, brenda automjetit të Manaj, fare pranë vendit të punës së 44 vjeçares.

Burimet bënë me dije se mes çiftit ka patur debat e më pas Kolë Manaj e ka qëlluar gruan me plumb në kokë dhe duke menduar se e ka lënë të vdekur, është vetëvrarë. Policia ka gjetur brenda automjetit armën e krimit tip pistoletë.

Çifti kishte 5 vite që bashkëjetonte, pasi më herët Anila Ndoka ishte ndarë nga bashkëshorti, nga martesa me të cilin kishte 3 fëmijë. Në rrjetet sociale marrëdhënia e tyre dukej e shëndoshë dhe pa asnjë problem.

Anila Ndoka ishte punonjëse sociale e qendrës komunitare nr 5, në Shkodër, ndërsa 34 vjeçari sipas dëshmive të banorëve të zonës, disa herë ka punuar me një kamionçinë në rrugën e Dukagjinit, por pa një punë fikse.

/vizionplus.tv

Read Entire Article