Reali “digjet” në “ferrin” bask, Bilbao ndëshkon madrilenet dhe i bën një nder Barcelonës

1 month ago 32

Real Madrid nuk mban dot ritmin e Barcelonës në kampionat duke u mundur 2 me 1  në ferrin bask të San Mames në një duel që ndryshe nga ndeshjet e tjera i përkiste javës së 19 të La Ligës.

Duel i luajtur ky në avancë për shkak se të dyja ekipet qoftë Biolbao ashtu dhe Reali do të jenë të impenjuara në superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite në muajin janar bashkë me Barcelonën dhe Majorken.

Los Blankos provuan ta nisnin fort takimin duke shënuar madje me Mbappen në minutën e  13 mirëpo goli i francezit u anulua për pozicion të parregullt. Bilbao përgjigjet pas gati gjysmë orësh lojë kur Injaku Willimas shpik një pasim gjenial për Berenguer, mirëpo ish-futbollisti i Torinos nuk arrin dot të shënojë.

Mirëpo spanjolli korrigjon shënjestrën në minutën e  53 duke ndëshkuar Realin. Madrilenët sidoqoftë kanë një shans të artë për të barazuar shifrat në minutën e 69, por Kilian Mbappe nga pika e bardhë  i bën rrugë gabimet duke përsëritur pak a shumë gjuajtjen e pak ditëve më parë kundër Liverpul në Champions.

E për ti dhënë pak gëzim Realit sidoqoftë mendoi Belingham i cili ekuilibroi shifrat në minutën e 79.

Është vetëm një moment i vogël gëzimi për skuadrën e Ancelotit e cila detyrohet të rinisë topin nga qendra vetëm 1  minutë më vonë kur Guruzeta çmend stadiumin e baskëve me golin e avantazh, gol që do të rezultonte deciziv për këtë ndeshje. Los blankos rikthehen të jenë -4 pikë nga Barcelona, por me një ndeshje të prapambetur për të rikuperuar kundër Valencias.

Read Entire Article