Reali, kupa si test para superkupës! Madrilenët fitojnë 5 me 0 dhe kalojnë në 16 më të mirat e “Copa del Rey”

1 month ago 34

Gjithashtu e lehtë sikurse edhe parashikohej për Real Madrid në kupën e mbretit.

Shorti i vuri përballë skuadrës Los Blankos modestet e Deportivo Minera, ekip i kategorisë së katërt në futbollin spanjoll, skuadër që është pjesë e rajonit të Mursias.

E natyrshëm nisur nga diferencat shumë të mëdha, por edhe pse pas 2 ditësh luan në superkupë, trajneri Anceloti e përdori këtë sfidë për të aktivizuar shumicën e lojtarëve të stolit dhe të rinj.

Të vetmet emra që spikasnin ishin Modric, Valverde, Kamavinga, apo Brahim Diaz dhe Arda Gyler, emra të cilët në fakt do të vulosnin edhe kualifikimin e lehtë të madrilenëve në 16 më të mirët e kompeticionit përmes golave të tyre.

Ai që shënoi i pari ishte uraguajani Federiko Valeverde që në minutën e  5.

Pak çaste më vonë ishte radha e francezit Kamavinga që të dyfishonte rezultatin në favor të miqve.

Në minutën e  28 rezultatin në 3 me 0 për Realin do ta dërgonte i talentuari turk Arda Gyler.

Në nisje të pjesës së dytë avantazhi u thellua edhe më shumë përmes golit të katërt të realizuar nga Luka Modric.

Ndërsa në fund Arda Gyler shënoi edhe golin e dytë personal për ta mbyllur këtë duel me rezultatin 5 me 0.

Los Blankos tanimë përgatitet për superkupën e Spanjës në Arabinë Saudite teksa më 9 janar luajnë gjysmëfinalen kundër Majorkës./vizionplus.tv

Read Entire Article