Rekord në Qafë Thanë, në 6 muaj hynë dhe dolën mbi 1 milionë shtetas

1 month ago 22
Reklamë

Pika e Kalimit kufitar të Qafë Thanës rezulton zona kufitare me hyrje-daljet më të mëdha nga fillimi i vitit e deri më sot.

Sipas burimeve doganore në 6 mujorshin e parë të 2023 në këtë pikë kalimi kufitar hynë dhe dolën rreth 600.000 mijë shtetas, ndërsa në të njëjtën periudhë për 2024 hyrje-daljet e kanë kaluar tashmë pragun 1 milionë.

Fluksi më i madh ka qenë në 3 muajt e verës, ku mesatarja ditore e hyrjeve në këtë pikë kalimi është mbi 4500 shtetas.

Vetëm në 15 ditët e fundit sipas shifrave  në këtë pikë kalimi kufitare kanë hyrë gati 85 mijë shtetas ndërsa kanë dalë rreth 80 mijë të tillë. Pjesa më e madhe e tyre janë turistë dhe pushues nga Maqedonia e Veriut por edhe vendet e Europës Lindore.

Edhe këtë verë shumica e maqedonasve por edhe shqiptarëve të Maqedonisë zgjedhin bregdetin shqiptar. Në ditët me fluks ka pasur edhe vonesa që shkojnë nga 30 deri në 40 minuta, pavarësisht se 3 muajt e verës në Qafë Thanë punohet me 4 sportele.

Ndërkohë policia kufitare konfirmon se në rastet e radhëve të gjata është gjetur gjuha e përbashkët me palën maqedonase dhe është proceduar me sistem të përshpejtuar pa kontrolle të gjata.

Do të informohesh i pari?

/a.r

Read Entire Article