Reperja Nicki Minaj arrestohet në aeroportin e Amsterdamit për posedim droge

3 months ago 25
Reklamë

Reperja amerikane Nicki Minaj u arrestua në aeroportin e Holandës pak orë para daljes së saj në Co-op Live në Manchester.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, 41-vjeçares iu gjet një sasi e “drogave të lehta”.

Madje, reperja amerikane ka publikuar një sërë mesazhesh në rrjetet sociale në të cilat ka deklaruar se i është gjetur një sasi e vogël marijuane.

Madje ajo u ankua tek autoritetet duke thënë se ia kishin marrë bagazhin pa pëlqimin e saj dhe se ky është sabotim i turneve të saj.

#nickyminaj arrestada en #amsterdam x presunta posesión de drogas. pic.twitter.com/DL1vo8RzcM

— 🅼🅼🅰🆁🅸🅿🅾🆂🅰 🇵🇷 (@MMariposa31) May 25, 2024

Ylli gjithashtu filmoi një punonjëse të aeroportit duke i kërkuar asaj të kontrollonte bagazhin./vizionplus.tv

Read Entire Article