Rikthehet i nxehti afrikan, termometri do të arrijë 43 gradë

2 months ago 37
Reklamë

Pas një kohe me shi dhe të freskët, rikthehet i nxehti afrikan në Shqipëri. Sipas sinoptikanëve edhe pse jemi në periferi të të nxehtit afrikan që ka përfshirë rajonin, Shqipëria do të ketë temperatura të larta që arrijnë deri në 43 gradë.

Kjo vjen si pasojë e valëve të të nxehtit që vijnë nga veriu i Afrikës, prekin Europën Jugore duke bërë që edhe territori shqiptar të jetë në këtë valë.

Tirana, Elbasani, Berati, Fieri dhe Gjirokastra pritet që të kapin edhe vlerën maksimale, deri në 43 gradë.

E enjtja dhe e premtja do të jenë ditët më të nxehta. Sipas sinoptikanëve, i gjithë vendi do të jetë me mot të qëndrueshëm.

Read Entire Article