Rindërtimi pas tërmetit, MIE: Kanë përfunduar 4500 apartamente, mbeten në proces edhe 125 pallate!

2 months ago 30
Reklamë

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka dhënë për herë të parë numrin total të njësive individuale të përfunduara në gjithë vendin në kuadër të programin për rindërtimin pas tërmetit katastrofik të 26 nëntorit 2019.

“Në territorin administrativ të bashkive të prekura nga tërmeti janë rindërtuar në total rreth 2250 banesa individuale nga njësitë zbatuese, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore. Vazhdojnë punimet për përfundimin e banesave individuale që janë në proces rindërtimi.

Kanë përfunduar punimet për rindërtimin e rreth 4500 apartamenteve nga njësitë zbatuese, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe njësitë e vetëqeverisjes vendore, si dhe nga donatorë të ndryshëm. Janë në proces rindërtimi dhe në pritje për tu përfunduar rreth 125 ndërtesa me njësi banimi (pallat)” thuhet në dokumentin e MIE.

Shpenzimet faktike për procesin e rindërtimit deri në fund të dhjetorit 2023 ishin 92 miliardë lekë apo rreth 885 milionë euro. Këto shpenzime përfshijnë financimin e programit në 11 bashki të prekura në vend nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

/a.r

Read Entire Article