Rreziku prej shpejtësisë! Shtohen urgjencat nga traumat, plot 18 aksidente

2 months ago 26
Reklamë

Sezoni turistik ka shtuar qarkullimin në rrugë por edhe aksidentet. Për shkak të lëvizjeve drejt zonave turistike, shtimit të numrit të turisteve dhe ardhjes së emigrantëve, korriku është muaji me numrin më të madh të  traumave dhe aksidenteve deri tani.

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thotë se 18 aksidente ndodhin çdo ditë në rrugët tona këtë periudhë.  Një pjesë e tyre janë fatale ndërsa të tjerë më shkallë të lartë invaliditeti për shkak të traumave.

Skënder Brataj ju bën thirrje drejtuesve të mjeteve të respektojnë rregullat e qarkullimit. Kryesisht të rinjtë  të mos marrin makinën ose motorin nëse janë në efektin e alkoolit apo substancave të tjera. Ndërsa prindërit duhet të bëjnë kujdes me rripat e sigurimit edhe për fëmijët.

Edhe për mjekët e traumës kjo periudhë e verës ka shtuar ngarkesën në spital. Afro 200 pacientë në ditë i drejtohen këtij shërbimi për shkak të traumave të ndryshme, ku vendin e parë e mbajnë aksidentet në rrugë dhe ato në lartësi. A2

Read Entire Article