Rrezikuan të mbyteshin në det, shpëtohen 6 turistët në Ksamil

1 month ago 7
Reklamë

Gjashtë persona janë shpëtuar nga policia pasi timoni i mjetit lundrues me të cilin po udhëtonin pësoi defekt.

Turistët kishin dalë për guidë turistike dhe shoqëroheshin nga drejtuesi i mjetit lundures, Të gjithë ata u transportuan së bashku me mjetin e tyre lundrues, në gjendje të mirë shëndetësore, në breg.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Sarandë dhe Njësia Speciale për Kufirin dhe Migracionin DELTA u nisën menjëherë në drejtim të adresës së dhënë, përballë fshatit turistik Kep Merlin, në Ksamil. Në vendin e quajtur Fanari, në Ksamil, konstatuan mjetin lundrues tip vark, i cili kishte pësuar defekt në timon, thuhet në njoftimin e policisë.

Read Entire Article