Rrëzohet avioni në Britani, ekuipazhet e emergjencës në vendngjarje

3 months ago 32
Reklamë

Britani e Madhe – Një avion ushtarak “Spitfire” është rrëzuar në një fushë në Lincolnshire, sipas BBC.

Shërbimet e emergjencës shkuan në vendin e ngjarjes pas raportimeve se avioni u rrëzua rreth orës 13:20, me kohën lokale.

Një zëdhënës i policisë së Lincolnshire tha se në avion ndodhej vetëm piloti, gjendja e të cilit nuk dihet ende.

“Ne po punojmë me shërbimet e urgjencës dhe po mbështesim të përfshirët. Një përditësim do të ofrohet në kohën e duhur.”

Spitfire u përdor gjatë Luftës së Dytë Botërore për të mbrojtur Britaninë nga sulmet ajrore./vizionplus.tv

Read Entire Article