Rusia godet infrastrukturën shtetërore të energjisë të Ukrainës

2 months ago 21
Reklamë

Ministria e Energjisë në Ukrainë dhe operatori kombëtar i rrjetit, Ukrenerho kanë thënë se infrastruktura shtetërore e energjisë është shënjestruar sërish me raketa dhe dronë rusë, në orët e hershme të 22 qershorit.

Si pasojë e sulmeve janë dëmtuar sistemet e energjisë në rajonet Lviv dhe Zaporizhja, ka thënë Ukrenerho përmes një deklarate në Telegram, dhe që dy punëtorë janë shtruar në spital pas sulmeve në rajonin Zaporizhja.

Radio Evropa e Lirë raporton se Ministria e Energjisë ka thënë se, për shkak të sulmit, janë shkëputur linjat e energjisë në lindje të Ukrainës, çka ka ndikuar në furnizime më të dobëta me energji në rajon.

Ukrenerho ka thënë se ky sulmi i tetë i shkallës së gjerë që ka shënjestruar sistemin e energjisë në tre muajt e fundit.

Ndërkohë, ushtria e Ukrainës ka thënë se sistemet e saj për mbrojtje ajrore kanë rrëzuar 12 prej 16 raketave dhe të 13 dronët e nisur prej Rusisë përgjatë natës.

Ministria ruse e Mbrojtjes nuk e ka komentuar sulmin.

Në një tjetër sulm, më 21 qershor, është raportuar për pesë persona të vrarë në rajonin e Donjeckut.

Në muajt e fundit, Rusia ka shënjestruar në mënyrë sistematike infrastrukturën kritike të energjisë në Ukrainë, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke lënë mijëra njerëz pa qasje në rrymë.

Read Entire Article