Rusia me sytë nga SHBA e Europa, Lavrov: Zgjedhjet në Francë s’duken demokratike

2 months ago 26
Reklamë

Ministri i Jashtëm rus, Sergei lavrov, ka deklaruar se raundi i dytë i zgjedhjeve që po zhvillohen këtë fundjavë në Francë po tenton të ndryshojë vullnetin e votuesve.

Në një intervistë për gazetarin rus Pavel Zarubin, z. Lavrov u shpreh se disa kandidatë janë tërhequr nga gara të shtyrë nga konservatorët dhe populistët. “Kjo nuk i ngjan shumë demokracisë Raundi i parë u krye. Ata kanë dy raunde dhe i dyti me gjasë është konceptuar për të manipuluar vullnetin që shprehën votuesit gjatë të parit,” tha ministri Lavrov.

Zyrtari i lartë rus shprehu rezerva edhe për fushatën presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e quajti fushatën një “spektakël”.

Seriozisht është një spektakël për të ardhur keq. Nëse sistemi i së ashtuquajturës demokraci amerikane prodhon rezultate të tilla ose zhvillime të ngjashme në një fushatë elektorale, çdokush mund të nxjerrë përfundimet e duhura sesi gjithçka është orkestruar, sesi është organizuar,” shtoi z. Lavrov.

/ANSA

Read Entire Article