Sa bujare janë pagesat për Bujar Qamilin? Artisti me zë të rrallë e tregon në “Quo Vadis”

5 months ago 22

Bilbili i Shkodrës, këngëtari i madh Bujar Qamili, i ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus ka zbuluar se mbështetja e tij më e madhe është bashkëshortja. I pyetur nga moderatorja Pranvera Borakaj, se sa shkojnë pagesat për artistët, Bujar Qamili nuk zbuloi shifra, por tha se sa më larg të shkosh aq më shumë merr.

Ndër të tjera ai tha se nuk ka menaxher dhe i bën të gjitha i vetëm.

Pranvera Borakaj: Nga familja kush të mbështeste më shumë?

Bujar Qamili: Vetëm gruaja.

Pranvera Borakaj: Po para se të martoheshe…

Bujar Qamili: Kam çarë vetë. Nuk më kanë çuar në shkollë muzike të mbaroja një shkollë muzike për kanto. Më ka falur Zoti zërin. Por ajo që ka qenë më kryesorja është që unë kam menaxhur veten shumë bukur. Nuk kam menaxher, i bëj të gjitha vetë.

Pranvera Borakaj: Janë të gjitha korrektë? Ka ndonjë rast që nuk kanë paguar?

Bujar Qamili: Asnjë rast. Nuk bëhet fjalë.

Pranvera Borakaj: Kush ka qenë më dashamirësi në pagesë? Sa ka qenë vlera më e lartë? Rrite dhe pak që ata që do vijnë më pas të duan ta tejkalojnë si vlerë.(qesh)

Bujar Qamili: Sa më larg që të shkosh aq më shumë merr./vizionplus.tv

Read Entire Article