Nëse nuk ndiheni mirë, keni ngërçe në stomak dhe vraponi drejt tualetit, atëherë mund të jeni helmuar nga ushqimi.
Sipas “The Sun”, helmimi nga ushqimi mund të shkaktohet nga ngrënia e diçkaje që është kontaminuar me mikrobe.
Ka disa arsye pse mund të ndodhë dhe çdo lloj ushqimi mund të shkaktojë helmim. Këtu keni gjithçka që duhet të dini rreth helmimit.
Sa zgjat helmimi nga ushqimi?
Helmimi nga ushqimi mund të jetë një sëmundje e keqe, por lajmi i mirë është se në shumicën e rasteve kalon pa trajtim. Mund të duhen disa ditë që të shëroheni dhe ‘NHS’ (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit) rekomandon të qëndroni në shtëpi dhe të pini shumë ujë.
Kur të ndiheni sërish të uritur, është mirë të zgjidhni ushqime të buta si banane dhe oriz derisa të shëroheni.