Salianji letra nga burgu, opozita zjarr në Kuvend! Kume: E vështirë të arrijnë tek elektorati gri, duhet të përgatiten për garën

1 month ago 34

Ndërsa Ervin Salianji shkruan letra nga burgu i Fierit, kolegët e tij opozitarë, u siguruan që t’ia vështirësonin punën mazhorancës edhe këtë të enjte.

Flamur Noka, Gazment Bardhi dhe Bledjon Nallbati  janë përjashtuar nga punimet e parlamentit për 2 muaj për shkak të sjelljes së tyre në seancën e së hënës.  20 deputete të tjerë u përjashtuan me 40 ditë, ndërsa Edi Paloka me 10.

Por kjo masë nuk i ndali të paraqiten në Kuvend.

Dhe kur nuk arritën të futeshin vetë, bllokuan hyrjet për ministra e deputetë të mazhorancës.

Madje dhe me kërcënime e shtyrje fizike, me kolegët e Gardën e Republikës.

Seanca zgjati 30 minuta, pasi socialistët gjetën një derë të pabllokuar për t’u futur e votuar projektligjet në rend dite.

Ndërkohë jashtë, 4 manekinë me fytyrat e kryeministrit që po operohej në spital, vëllait të tij Olsit, deputetit Fatmir Xhafaj dhe vellait të tij Geronit, u dogjën.

Menjëherë më pas opozita u shpërnda në terren për organizimin e  protestës së të hënës. E nxitur kjo nga arrestimi i ish-deputetit Salianji, që risolli tensionin në Parlament, njësoj si para paqes pak muajshme.

I ftuar në “Quo Vadis” në Vizion Plus, nën moderimin e Pranvera Borakajt, mbrëmjen e sotme ishte ish-kreu i KQZ, Kristaq Kume. I pyetur nga moderatorja Borakaj a do të arrijë PD të thithë elektoratin gri në këtë formë teksa jemi vetëm pak muaj larg zgjedhjeve, profesori Kume tha se është shumë e vështirë të arrihet.

Kume: Duhet të bësh këtë që bëjnë, të djegin, të kenë kundërshti në Kuvemd të përdorin të gjitha mundësitë që i jep demokracia për tu shprehur kundër asaj që mendojnë se nuk është e mirë për vendin. Por bashkë me këtë duhet të bëjnë punën për të cilën janë atje, të bëjnë ligjet, të bëjnë rregullat me të cilat ne qeverisemi. Opozita merret vetëm me këtë punë, ka ikur parlamenti.

Profesor Kume deklaroi në studion e “Quo Vadis” se mazhoranca nuk ka nevojë për opozitën për të votuar ligjet që do pasi ka shumicën prej 71 votash. Ai gjithashtu theksoi se në rastet opozitës i leverdis dakordësohet me mazhirancën për të votuar ligjet që kërkojnë shumicë prej 84 votash. Sipas tij, opozita nuk është e aftë të tregojë se çfarë do të bëjë për vendin nëse nesër do të jetë në krye të Shqipërisë.

Kume: Çfarë fitoi opozita në kuadër të asaj që synon të realizojë nesër në procesin zgjedhor të 2025 me ndryshimet që bëri në Kodin Zgjedhor? Nuk fitoi asgjë, përkundrazi. Te votuesi gri, ashtu siç i krijoi mundësitë që të goditet, humb, nuk ia merr dot votën atyre. Ajo që për mua i mungon kësaj opozitë është…këta punojnë me fushata, me atë që u del përpara. Po punove me fushata është e zorshme të arrish atë që synon në plan afatgjatë. Duhet të tregojnë se çfarë do të jenë të zotët të bëjnë nesër nesër nëse do ta kenë këtë mandat. Nuk janë duke na i thënë. Zgjedhjet janë shumë afër, për zgjedhjet duhet të përgatitesh. Zgjedhejt fillojnë nga legjislacioni që këta se kanë bërë dhe këta duhet të përgatiten për garën./vizionplus.tv 

Read Entire Article