Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së i bën thirrje Rusisë: Respektoni sanksionet kundër Koresë së Veriut

2 months ago 23
Reklamë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, deklaroi se Rusia duhet t’u përmbahet sanksioneve të OKB-së kundër Koresë së Veriut.

Kjo deklaratë vjen pasi të dy vendet nënshkruan një marrëveshje që përfshin bashkëpinim dypalëshe në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Lexo edhe :

Related Posts

“Ka sanksione që janë miratuar nga Këshilli i Sigurimit në lidhje me Republikën Popullore Demokratike të Koresë,” u tha ai gazetarëve. “Çdo marrëdhënie që çdo vend ka me Korenë e Veriut, përfshirë Federatën Ruse, duhet të respektojë plotësisht këto sanksione.”

Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi një vizitë në Korenë e Veriut, ku u takua me liderin, Kim Jong Un. Gjatë kësaj vizite, dy liderët nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi, e cila ende nuk është zbardhur plotësisht./vizionplus.tv/

Read Entire Article