Serbia nuk e ka mbështetur deklaratën e Bashkimit Europian për vdekjen e liderit opozitar rus, Aleksei Navalny.
Vendet që nuk janë anëtare të BE-së kanë patur afat deri në 28 shkurt për t’iu bashkuar deklaratës të paraqitur nga kryediplomati europian Josep Borrell.
Serbia nuk është shprehur për këtë temë dhe kjo nënkupton që nuk e ka mbështetur atë.
Me deklaratën e unionut për vdekjen e Navalynt nuk është pajtuar as Turqia.
Të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor mbështetën deklaratën e bllokut evropian, përmes së cilës presidenti rus, Vladimir Putin, mbahet direkt përgjegjës për vdekjen e kritikut të Kremlinit./vizionplus.tv