Sfidat e laburistëve/Janë kundër rrymës, partnerët e tyre strategjikë po ecin… djathtas

2 months ago 24
Reklamë

Fillimi i ri për Britaninë pas meteorit elektoral, e gjen Britaninë përpara një bote e cila është duke u kthyer me kokëposhtë ç’ka paraqesin sfida për qeverinë e re laburiste të Sir Keir Stamer.

Kjo pasi partnerët e Britanisë po ecin djathtas pikërisht në drejtim të kundërt me atë të pushtetit në Britani, përmes ardhjes në Downing Street, të të majtëve me një shumicë të frikshme, e cila ofron një të ardhme realtivisht të qëndrueshme, edhe pse aspak intriguese.

Por nëse kjo vlen për Britaninë kjo nuk mund të thuhet për partnerët e saj duke filluar nga Franca ku sundimi i qendrës duket se po merr fund, apo Gjermania e cila po kërcënohet nga ekstremi i djathtë, por më shumë nga ekonomia e saj dhe repekrusionet e krizës franceze kur vjen puna tek projekti evropian kur dihet se Franca dhe Gjermania janë dy motorët binjakë të këtij projekti.

Ndërkohë përtej Atlantikut një mandat i dytë i Trumpit kërcënon trazira në skenën ndërkombëtare me rënien potencialisht terminale të Nato-s dhe pranimin e fitoreve të agresionit rus në Ukrainë, nëse Trump fiton. Sakaq në planin e brendshëm Trump flet për shpagim, çka nënkupton trazira e përplasje.

Kjo nuk është hera e parë që Britania gjendet në kohë vorbullash dhe trazirash të tilla diplomatike dhe ndërkombëtare, dhe pavarësisht se kush fitoi në zgjedhjet e fundit, ekziston një ndjenjë katarsisi dhe lehtësimi se sistemi politik britanik ende qëndron në këmbë dhe i palëkundur, pas një periudhave me të trazuara në historinë e ishullit.

Shumë nga kolonat e politikës së jashtme britanike nuk do ndryshojnë, por duket se marrëdhëniet me Evropen pritet te forcohen me shume, dhe korrigjohen disa nga defektet e Brex-it, ndërkohë vëmendje priret dhe duket se do i kushtohet më shumë vendeve të Lindjes se Largët të cilat janë neglizhuar deri diku nga ish- qeveritë konservatore të larguara me votë këtë javë.

Fakti që Britania do notojë kundër rrymës në një botë gjithnjë e më diverse, lipset të jetë më me këmbë në tokë dhe adoptojë qasjen e “realizmit progresive”, dhe kjo menjëherë dhe pa humbur kohe, duke nisur nga ngjarjet e kësaj fundjave në Francë.

Read Entire Article