Shtetet e Bashkuara do të dyfishojnë përpjekjet e tyre për të hapur një korridor detar në Gaza, në mënyrë që të dërgojnë sasi të mëdha ndihme humanitare nga deti, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby.
Një korridor detar do të ishte kulmi i përpjekjeve për të zgjeruar shpërndarjen e ndihmave nga toka dhe Uashingtoni do të vazhdojë të bëjë presion ndaj Izraelit që të lehtësojë më shumë kamionë dhe të hapë më shumë rrugë për në Gaza, tha Kirby në konferencë.
Lexo edhe :
Related Posts
Izraeli mbështet planin e Shteteve të Bashkuara për të hedhur ushqime dhe furnizime në Rripin e Gazës në ditët në vijim.
“Izraelitët kanë tentuar vetë ndihma ajrore dhe mbështesin përpjekjet tona për të bërë të njëjtën gjë”, theksoi zëdhënësi. /vizionplus.tv